Ka humbur jetën shtetasi Shpëtim Çeliku, i cili vuante dënimin në një burg të sigurisë së lartë. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e gruas me foshnjën në bark.
Mësohet se Çeliku ka ndërruar jetë në reanimacionin Qendror të QSUT, ku edhe ishte dërguar për trajtim të specializuar për shkak të gjendjes shëndetësore.
Sipas njoftimit zyrtar, vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiovaskula.
Çeliku, banues në Vlorë, ishte dënuar me 25 vite burg nga Gjykata e Rrethit Vlorë për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, pasi ishte arrestuar më datë 09.12.2012.
Nga dënimi i tij kishin mbetur për të vuajtur edhe 8 vite e 5 muaj. Më datë 15.10.2025 ai ishte transferuar në Spitalin e Burgjeve nga IEVP Shkodër, dhe më pas u dërgua në QSUNT, ku ndërroi jetë.





