Një 57-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Durrës. Sipas policisë, 57-vjeçari ka rënë nga pallati ndërsa po punonte.
Lidhur me këtë ngjarje është proceduar drejtuesi teknik i firmës së ndërtimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
“U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin: A. S., banues në Durrës, drejtues teknik i një firme ndërtimi në Durrës, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 5, te pallati ku punonte, ka rënë nga lartësia shtetasi Sh. B., 57 vjeç, banues në Durrës, i cili, për pasojë, ka humbur jetën“,- njofton policia.





