Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë, në orët e paradites, në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, ku një fëmijë 8-vjeçar është sulmuar nga një kope qensh endacakë, të cilët i sheh shpesh në këtë zonë dhe në rrugët e qytetit.
Fëmija ndodhej në shëtitore së bashku me familjarët, kur është rrethuar dhe kafshuar nga qentë, duke përjetuar momente paniku. Ai ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa familjarët kanë bërë denoncim pranë autoriteteve.
Ngjarja ka tronditur qytetarët dhe ka rikthyer në vëmendje problematikën serioze dhe të përsëritur të qenve endacakë, të cilët shihen çdo ditë në shëtitore, rrugë, lagje dhe pranë institucioneve publike, duke përbërë rrezik të vazhdueshëm për fëmijët dhe kalimtarët.
Kafshimit nuk i kanë shpëtuar në disa raste edhe turistët që vizitojnë Durrësin në periudha të ndryshme të vitit.






