Enkelejd Dobi foli pas ndeshjes së humbur me rezultatin 0-1 përballë Egnatias. Tekniku i Teutës tregoi rezerva për gjykimin, duke e konsideruar me dy standarde në favor të kampionëve të Shqipërisë.

“Nuk e di kush është arsyeja, kemi pasur më shumë raste. Mënyra si interpretuan djemtë, jemi të kënaqur. Besoj se i vetmi ndryshim, ishte se ata më cinikë se ne dhe kanë më eksperiencë. Djemtë dhanë maksimumin, para festave të ishim me humor të mirë. E kam përsëritur, puna e trajnerit është të shkosh deri te zona. Pastaj lojtarët të marrin vendimet e duhura, të jenë më cinikë dhe efikasë. Sot kemi parë Teutën që duam të shohim, përveç golave që janë më kryesorët. Ndëshkimi me një episod që i kemi paralajmëruar. Duhet të jemi të vëmendshëm. Kemi shumë raste që duhet të përfundojnë me gol. Më vjen keq se nuk dua t’i fajësoj. Nuk kam qejf, nuk flas dot. Më kthyen 30 vite mbrapa.

Nuk jam me dy standarde, shikoni mirë VAR kush është. Mendoj se nuk ka qenë ofside, do kishte rrjedhë tjetër loja. Dua t’i kthej vëmendje, nuk duhet me dy standarde. Shënon, 1 me 0 dhe është komplet tjetër gjë. Flasim për futboll, na vjen jashtëzakonisht keq. Jemi të zhgënjyer dhe që nuk ishim efikasë.

Vetëm një top morëm pas shpine, që u realizua goli. Nuk kishim ekuilibrin e duhur, nuk ishte komunikimi i duhur. Na dhemb. Besoj dhe në pjesën e dytë kishim të njëjtin ritëm. Po flasim për Egnatian, nuk po luajmë me ekip dosido. Ne si Teutë nuk e kemi atë si Egnatia që të bëjë 5-6 ndërrime. Fajësoj veten në kuptimin e mirë, këtë ndeshje nuk duhet ta humbnim. Vetëm me një episod.

Ndoshta ndryshimet që bëmë, nuk dhanë efektin e duhur. Një episod ndodh, duhet të ishim vendosur më mirë. Nuk mund ta hedhim gjithë punën poshtë, e hedhim se në fund rezultati më i rëndësishëm. Na dhemb. Çunat lanë zemrën në fushë. Jemi të vetdijshëm për kontingjentin e lojtarëve që kemi. Si kishim zgjedhur lojën, pjesën e parë duhet ta mbaronim 2 apo 3 me 0 për ne. Ky është futbolli. Unë jam i sigurt dhe me vetëbesimin tim, që jemi në rrugën e duhur. Duhen ndryshuar disa detaje dhe të jemi më cinikë”, u shpreh Dobi.