Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. V., 42 vjeç, banues në Kavajë, i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. L.

Gjatë veprimeve policore, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një thikë dhe një sëpatë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.