Policia e Durrësit ka reaguar lidhur me zjarrin e rënë mesditën e sotme në parkun e autobusëve në lagjen nr. 15 të qytetit, në sektorin “Rinia”, pranë zonës së njohur si “Eco Park”.
Sipas Policisë, flakët kanë përfshirë disa autobusë të vjetër të parkuar në këtë ambient, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe ato zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.





