Në këto dy ditë të para të vitit të ri, në Durrës ka nisur procedimi penal ndaj disa personave për vepra të ndryshme penale, si më poshtë:

1.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka mashtruar një të afërme të tij, duke mos i kthyer një shumë eurosh që ja kishte marrë borxh.

2.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. I., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke shitur fishekzjarre në rrugë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një sasi e kësaj lënde piroteknike.

3.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. H., 50 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 54-vjeçar.

Ndërkohë nga Komisariati i Policisë Kavajë u referuan materialet në Prokurori, dhe nisi procedimi penal për:

4. shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, e cila deklaroi se ai nuk kujdeset për fëmijët e tyre;

5. shtetasin M. L., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka thyer xhamat e dritareve të banesës së shtetasit I. K.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.