Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka goditur me mjet të fortë një shtetas tjetër, i cili mori ndihmën mjekësore dhe u largua në banesë.

Gjithashtu, një 35-vjeçar nga Bulqiza është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 44 vjeç.

Janë nisur procedime penale edhe për një 21-vjeçar, i dyshuar për dhunë ndaj motrës së tij, si dhe për një 53-vjeçar, i dyshuar për dhunë ndaj vëllait.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:

-arrestuan në flagrancë shtetasin O. L., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet të fortë, shtetasin A. M., i cili mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë;

-shpallën në kërkim shtetasin L. L., 35 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 44 vjeç. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. K., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij