Dy episode dhune janë regjistruar në Durrës, ku për të dyja rastet janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për autorët.
Një grua me iniciale E. A., 45 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, një shtetase 44 vjeçe.
Ndërkohë ka nisur procedimi edhe për dy shtetasit K. T., 34 vjeç dhe L. Q., 41 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi 34-vjeçari ka dhunuar dhe kanosur shtetasin L. Q., me pretendimin se ky i fundit, rreth një muaj më parë, e ka përndjekur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





