Në 24 orët e fundit, efektivët e policisë Durrës dhe Manzë kanë pasur të bëjnë me 3 konflikte fizike dhe verbale në 3 familje të ndryshme.
Për pasojë një shtetas ka pëfunduar në pranga, sepse dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, ndërsa për dy shtetas të tjerë ka nisur procedimi penal pasi akuzohen për kërcënime dhe fyerje ndaj bashkëshortes dhe djalit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin L. N., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin:
A. M., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi është kallëzuar nga bashkëshortja, me të cilën është në proces divorci, se e ka fyer dhe kërcënuar me fjalë, për motive që lidhen me takimet me fëmijën e tyre të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se nëpërmjet mesazheve telefonike ka kërcënuar dhe ofenduar djalin e tij.“- njofton policia e Durrësit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.





