Një lokal është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 02:00, në zonën e Sektorit Hamallaj. Si pasojë, objekti është shkrumbuar pothuajse plotësisht.
Pronari i lokalit shprehet se ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme, duke theksuar se ka pasur konflikte të mëparshme, të cilat i ka deklaruar edhe në polici. Ai kërkon që ngjarja të hetohet deri në fund dhe autorët të vihen para përgjegjësisë, megjithëse nuk përjashton edhe mundësinë e një defekti elektrik.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa disa persona janë marrë në pyetje si persona që mund të kenë dijeni ose lidhje me rastin.





