Ish-drejtori i IEVP Durrës, Indrit Cërloj, pritet të arrestohet në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë.

Burime policore bëjnë me dije për “DurrësLajm” se Cërloj është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen procedurat ligjore që pritet të çojnë në arrestimin e tij.

Altin Ndoci u arratis gjatë kohës që ndodhej në spital për vizita mjekësore, i shoqëruar nga disa efektivë të Policisë së Burgjeve.

Lajmi në përditësim…