Dy aksidente kanë ndodhur në Durrës, ku kanë mbetur të plagosur lehtë disa persona.

Aksidenti i parë ka ndodhur në rrugën “Glaukia”, ku shtetasi E. T., 18 vjeç, banues në Durrës, ka përplasur me automjet këmbësoren A. Ç., e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se ka vënë në pranga të riun.

Ndërkohë një tjetër aksident u regjistrua në fshatin Sinaballaj, ku shtetasi A. Ç., 22 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë, shtetasi A. Ç., si dhe pasagjeri në automjetin që drejtonte ai, shtetasi R. Xh. Për 22-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal.