Një punonjës i IEVP Durrës ka denoncuar se gjatë mbrëmjes së djeshme i janë vjedhur nga banesa arma e shërbimit dhe një arkë me kursime.

Bëhet fjalë për shtetasin Sh. M., 43 vjeç, banues në Durrës.

Njoftimi:

Mbrëmë, kallëzoi shtetasi Sh. M., 43 vjeç, banues në Durrës, punonjës i IEVP Durrës, se i kishin vjedhur në banesë, armën e shërbimit dhe arkën me kursime. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, si dhe për zbardhjen e rrethanave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme