Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur këtë mëngjes pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, ku ka mbetur i plagosur një vajzë dhe një djalë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, por dëshmi të pakonfirmuara ende zyrtarisht nga policia, babai ka plagosur vajzën e tij dhe një djalë tjetër me thikë.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një agjencie imobiliare, ndërsa të plagosurit janë transportuar me makina të rastit me urgjencë në spital.

“DurrësLajm” mëson nga burime policore, se gjendja e tyre raportohet jashtë rrezikut për jetën.