Kjo është vendngjarja në lagjen nr.12 në Durrës ku mbetën të plagosur mëngjesin e sotëm dy persona.

Policia ka vendosur shiritat e sigurisë aty ku ndodhi përleshja dhe më pas plagosja me thikë e një vajze dhe një djali.

DurrësLajm” mëson se ka qenë babai që ka plagosur me thikë vajzën e tij jashtë ambienteve të zyrës imobiliare ku ajo punonte, si dhe një kalimtar të rastit i cili ndërhyri për të ndaluar babanë teksa qëllonte me thikë vajzën.

Babai ka qenë me precedent penalë, i dënuar për dhunë në familje, i cili ishte liruar vetëm pak ditë më parë nga burgu. Ai ka shkuar të takojë vajzën tek agjencia imobiliare ku punonte dhe në takimin jashtë ambienteve të zyrës, kanë nisur të debatojnë. Në një moment vajza e ka shtyrë dhe më pas i ati i është kundërpërgjigjur duke e goditur me thikë. Këtu ka ndërhyrë një kalimtar i rastitt për ta ndihmuar, por është qëlluar dhe ai me thikë duke mbetur kështu të dy të plagosur.

Ata kanë kërkuar ndihmë dhe janë transportuar me makina të rastit drejt spitalit të Durrësit, nga ku “DurrësLajm” mëson se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.