Policia e Durrësit ka reaguar për plagosjen e dyfishtë që ndodhi sot në Durrës, ku një burrë plagosi me thikë vajzën e tij dhe një djalë, i cili ishte kalimtar i rastit, por kar ndërhyrë në momentin që babai ka qëlluar të bijën.

Ai është shtetasi Mikel Ndoj, 56-vjeçar, i cili pas ngjarjes ia ka mbathur, teksa forcat e policisë janë vënë në kërkim të tij.

Durrës / Informacion paraprak

Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës.

I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë).

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

LEXONI EDHE: