Policia e Durrësit ka arrestuar 56-vjeçarin Mikel Ndoj, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur paraditen e sotme në qytet.
Ai dyshohet se ka plagosur me thikë vajzën e tij, 24 vjeçe, si dhe një kalimtar të rastit që ndërhyri për ta ndaluar.
Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal të Durrësit, nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.





