Policia e Durrësit ka ndërhyrë në dy raste të dhunës në familje, duke arrestuar një shtetas dhe duke proceduar penalisht një tjetër.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.