Shalqiri dhe pjepri janë dy nga frutat e verës që të gjithë i preferojnë, të shijshëm e me vlera ushqyese. Por nëse jeni duke mbajtur dietë, e dini se cilin prej tyre duhet të zgjidhni?
Përgjigjja është e volitshme për të dyja preferencat, sepse kanë po të njëjtat kalori. Ju mund të konsumoni shalqi apo pjepër, të cilat do të bëjnë që të eliminoni urinë herë pas here gjatë ditës, por pa marrë shumë kalori.
Megjithatë mos harroni, edhe në këtë rast, nuk duhet të abuzoni me sasinë.