Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë pak çaste më parë një deklaratë para selisë së PD, duke denoncuar se një protestues është goditur me snajper me plumb gome në protestën e kësaj të marte.
Deklarata e Berishës vjen menjëherë pasi ai mbërriti në seli, pas një vizite në spital ku vizitoi deputetin e PD, Bledion Nallbati, i cili ka pësuar lëndime dhe është shtruar në spitalin e Traumës.





