Blerim Kotobelli realizoi një supergol në minutën e 56-të, ndërsa Teuta po përballej me Bylisin. Kapiteni i durrsakëve mori përsipër goditjen e dënimit dhe dërgoi topin në rrjetë.
Kotobelli shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa ia dedikoi golin të atit. Babai i Blerimit ndërroi jetë katër ditë më parë.
Teuta përmbysi rezultatin duke e dërguar në shifrat 2 me 1.
Sfida ishte e vlefshme për javën e 24-të të Superiores dhe durrsakët arritën fitoren e munguar prej 10 javësh.





