Kupa e Shqipërisë në basketboll për meshkuj ka mësuar skuadrat gjysmëfinaliste të edicionit 2025-2026, teksa pas Besëlidhjes të martën, janë kualifikuar edhe Teuta, Tirana e Kamza.
Një ndeshje që dhuroi betejë të fortë në parket ishte takimi mes Vllaznisë dhe Teutës.
Durrsakët bënë goditjen e madhe në Shkodër, duke dalë fitimtarë me rezultatin 83-88 (19-29, 22- 22, 20-20, 22-17). Eliaj Farr me 23 pikë, 8 kërcime e 4 asistime, si dhe Jahmal Abbey-Wright me 28 pikë, bënë diferencën për Teutën.
Kështu pas nëntë fitoresh radhazi në të gjitha kompeticionet, vjen edhe ndalesa për kuqeblutë e Eni Llazanit, të cilët tashmë janë jashtë Kupës.





