Komedia e errët “One Battle After Another” triumfoi në ceremoninë e çmimeve BAFTA që u mbajt të dielën në Londër. Filmi mori 6 trofe, përfshirë ato për filmin dhe regjisorin më të mirë, Paul Thomas Anderson, montazhin, kinematografinë, përshtatjen e skenarit dhe aktorin më të mirë mbështetës, Shon Pen. Ky produksion trajton betejat njerëzore në kërkim të lirisë.
Producenti Rajan Kugler mori çmimin për skenarin më origjinal, njërin nga tre trofetë e rëndësishëm që iu akorduan filmit horror “Sinners”. Ngjarja ndjek një histori rrëqethëse me vampirë në jugun e Amerikës.
Ndërkohë, “Hamnet” u vlerësua si filmi më i mirë britanik dhe Jessie Buckley fitoi çmimin si aktorja më e mirë protagoniste.
“Frankenstein” spikati në kategoritë teknike, si dizajni i produksionit dhe grimi.
Ceremonia u shoqërua nga një incident, kur një fyerje raciste u dëgjua në sallë. BBC kërkoi falje publike, duke sqaruar se thirrjet ishin tik të pavullnetshme nga një i pranishëm me sindromën Tourette.





