Ajo është vetëm 11 vjeçe, por kur sheh tablotë e saj të duket sikur ke përpara punime të një piktoreje profesioniste.
Po flasim për Anabela Gjokën, nxënëse e klasës së pestë në shkollën “Abedin Dino”, e cila ka hapur ekspozitën e saj të parë, me më shumë se 70 punime, të cilat ka nisur t’i realizojë që në moshën 5-vjeçare.
Ajo që bie në sy në morinë e tablove të piktores së vogël të talentuar, është miksimi mjaft i ngrohtë i ngjyrave dhe jo më kot ekspozita titullohet “Zëri im në ngjyra”.
Dashuria për pikturën, por edhe artin në përgjithësi duket se do ta shoqërojë shumë gjatë këtë artiste të vogël të qytetit bregdetar. Ekspozita e Anabela Gjokës do të qëndrojë e hapur deri ditën e shtunë, në ambientet e QKF Durrës.
M.B.





