Përmes penelatave të shpejta dhe miksimit të ngjyrave të forta marrin jetë tablotë e Estia Luadhit, nxënëse e klasës së nëntë, në një nga shkollat jopublike të Durësit.
Megjithëse ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive në Durrës dhe Tiranë, ku është nderuar me çmime të rëndësishme, pasditen e së hënës, ajo hapi në ambientet e QKF-së ekspozitën e saj të parë personale, të titulluar “Harmoni ngjyrash”.
Me rreth 30 tablo dhe skica në bardh e zi, artistja e vogël shpalosi para bashkëmoshatarëve të saj dhe artdashësve durrsakë talentin e saj në artin pamor.
Për mësuesen e saj të pikturës, Edmonda Rotani, pikturat e Estias janë plot dritë dhe jetë, siç është edhe vetë bota e saj shpirtërore.
Ekspozita e 14-vjeçares Estia Luadhi do të qëndrojë e hapur në ambientet e Qendrës Kulturore të Fëmijëve deri ditën e shtunë.
M.B.





