Grupi militant palestinez Hamas i bëri thirrje aleatit të tij, Iranit, që të ndalojë sulmet kundër fqinjëve ne rajon.

“Edhe pse e njohim të drejtën e Republikës Islamike të Iranit për t’iu përgjigjur kësaj agresioni me të gjitha mjetet e mundshme,” -thuhet në deklaratën e Hamasit në Telegram, “i bëjmë thirrje vëllezërve tanë atje që të mos marrin në shënjestër vendet fqinje.”

Organizata islamike palestineze thekson se çdo përgjigje duhet të bëhet në përputhje me ligjet ndërkombëtare, por nga ana tjetër apelon që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për të ndaluar luftën që po vazhdon. Hamasi, që e nxiti vetë me sulmin e tij të 7 tetori 2023 luftën shkatërruese dyvjeçare me Izraelin në Gaza, e dënoi vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, si një “krim të tmerrshëm”, teksa e pranoi hapur mbështetjen e tij të gjatë ndaj lëvizjes palestineze.

“Ai ofroi të gjitha format e mbështetjes politike, diplomatike dhe ushtarake për popullin tonë, kauzën tonë dhe rezistencën tonë,” tha grupi militant. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera të Gjirit kanë qenë nën sulme të vazhdueshme iraniane që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, ndërsa tre raketa iraniane janë rrëzuar tashmë nga mbrojtja kundërajrore e NATO-s në qiellin e Turqisë.

Thirrja e Hamasit vjen në kohën kur raportohet se SHBA-ja është duke planifikuar të dërgojë njësi të tjera detare dhe më shumë anije luftarake në Lindjen e Mesme, thanë tre zyrtarë amerikanë për rrjetin tonë partner NBC News. NBC News pohoi se do të dislokohn rreth 5000 marinsë, nga grup i përbërë nga luftanijet USS San Diego , USS Tripoli dhe USS New Orleans.