Për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime ndërsa gradualisht shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e pasdites në ekstremin jugor me intensitet të ulët. Më pas në orët e mbrëmjes në zonën e jugut dhe kryesisht jugperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e shtrëngata afatshkurtra.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.







