Një anije që transportonte emigrantë u përmbys dhe u fundos të dielën pranë ishullit të Lampeduzës. Policia italiane dhe roja bregdetare vepruan menjëherë dhe me motoskafet e tyre arritën të shpëtonin 64 persona.

Megjithatë, një djalë dy vjeç, i cili kishte filluar këtë udhëtim të gjatë me nënën e tij nga Sierra Leone e Afrikës, është ende i zhdukur. Kërkimet e autoriteteve italiane vazhduan deri vonë dhe rifilluan në agim.

Në 48 orët e fundit, gjithsej 292 emigrantë kanë zbarkuar në Lampedusa. Shumica e anijeve në të cilat ata ndodheshin ishin nisur nga brigjet e Libisë.