Një anije e ‘Frontex’ u fundos të hënën pasdite jashtë portit të Megistit, në ishullin Kastellorizo të Greqisë, sipas informacioneve.
Sipas të njëjtave burime, anija goditi një shkëmb gjatë një manovre, gjë që çoi në fundosjen e saj në ujërat e Mesdheut.
Në bord ndodheshin gjithsej gjashtë persona, dy prej të cilëve të plagosur, por jo në gjendje kërcënuese për jetën.
Rrethanat e incidentit dhe shkaqet e sakta të përplasjes po hetohen.





