Greqia është goditur sot (16 mars) nga një tjetër tërmet, duke shkaktuar panik dhe frikë te banorët.

Lëkundjet e cilësuara prej ekspertëve si mesatarisht të forta, ndodhën në zonën e Chanias.

Tërmeti kishte forcën 3.8 ballë të shkallës Rihter dhe me shtrirje në zonën e Kretës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti u regjistrua 16 km në jug-juglindje të Sougias, në një thellësi fokale prej 5 km.

Prej 8 marsit, Greqia është goditur nga një valë e pandërprerë lëkundjesh sizmike në të gjithë territorin e saj, ku më i forti ishte ai i Janinës (po 8 mars), 5,3 ballë dhe që shkaktoi dëme të konsiderueshme dhe gjendje të jashtëzakonshme.

Të fundit u regjistruan të shtunën, me forcë 4,8 ballë, po në zonën e Kretës, por nuk u raportuan dëme dhe të lënduar.