Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi në një dalje për mediat, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ndërsa foli për çmimin e karburanteve. Ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për kërkesën e depozituar nga opozita, për uljen e taksës së qarkullimit.
Ai theksoi se është gjetur një model, që taksa merret nga karburantet.
“Taksa e qarkullimit që të ulet 45 lekë, do të thotë që të jetë aq, Por nuk është aq. Taksa e qarkullimit është në të gjitha vendet e BE, por është e segmentuar, në pagesat e taksave të qarkullimit dhe të mjeteve. Marrja e taksës së qarkullimit në pikën e karburantit është me e mirë, pasi ai që paguan më shumë litra karburant, ka më shumë taksa. Jemi duke ndjekur në mënyrë dinamike tregun e karburanteve. Ajo që kemi ndjekur, është një model i vendosjes së çmimit tavan. Ky bord, siç u njoftua dhe dje, është aty dhe mund të krijohet me një vendim.
Po e shohim problemin në dinamikë. Siç është mungesa në treg e hidrokarbureve, a ka apo jo. Ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem për furnizimin. Pasi nafta vjen nga rrugë të tjera detare.”, tha ai.





