Një dietë e shëndetshme, ushtrime të rregullta dhe ngan jëherë ilaçe mund të ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit të lartë. Kështu, për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak ose për ta mbajtur atë nën kontroll, bëni mirë që ndryshimin ta nisni te vaktet tuaja duke përzgjedhur me kujdes atë që do të konsumoni.

Specialistët e shëndetit rekomandojnë kufizimin e ushqimeve që janë të larta në kolesterol, yndyra të ngopura. Në vend të tyre zgjidhni të konsumoni mish pule, peshk dhe bishtajore.

Po ashtu, konsumoni një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve me fibra të lartë, siç janë frutat dhe shmangni ushqimin e shpejtë dhe ushqimin e skuqur.

Ushqimi i peshkut dhe ushqimeve të tjera që përmbajnë acide yndyrore Omega-3 mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të LDL. Për shembull, salmon, arrat, bajamet, fara liri dhe avokados përmbajnë Omega-3.