Autoriteti Portual Durrës ka njoftuar përdoruesit e portit për nisjen e ndërhyrjeve në portën nr. 4 tek Ura e Dajlanit, në kuadër të projektit strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”.

Si pasojë e punimeve, në këtë hyrje-dalje do të jenë në funksion vetëm 3 nga 6 korsitë ekzistuese, ndërsa hyrja nr. 2 vijon të jetë plotësisht funksionale për automjetet e vogla.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM I RËNDËSISHËM PËR PËRDORUESIT E PORTIT TË DURRËSIT

Autoriteti Portual Durrës njofton përdoruesit e Portit të Durrësit se në vijim të zbatimit të projektit strategjik “Marina dhe Jahtet e Durrësit”, kanë nisur ndërhyrjet për testimin dhe rikonceptimin e Portës nr. 4 (Ura e Dajlanit).

Këto ndërhyrje janë pjesë e fazës së parë të zhvillimit infrastrukturor dhe përfshijnë gjithashtu rehabilitimin e aksit rrugor të dëmtuar, si dhe rikualifikimin e portës në një lokacion të ri.

Për shkak të punimeve, aktualisht do të jetë i mundur përdorimi i vetëm 3 korsive nga 6 korsitë ekzistuese në këtë hyrje-dalje.

Ndërkohë, Hyrja nr. 2 vijon të jetë plotësisht funksionale dhe në eficiencë të plotë për hyrje-daljet e automjeteve të vogla.

Autoriteti Portual Durrës kërkon mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të hapësirës portuale për çdo shqetësim të përkohshëm të shkaktuar nga këto punime