Tërshëra është një nga drithërat shumë te pasur me vitamina, minerale dhe fibër, tre përbërës kyç për një tretje të mirë.
Përpos këtyre vlerave, tërshëra është e mrekullueshme për pastrimin e mëlçisë dhe sistemit tretës dhe ka një efekt qetësues në organizëm.
Ekspertët ju rekomandojnë një kurë natyrale me tërshërë dhe kanellë për përmirësimin e tretjes.
Për përgatitjen e kësaj kure të mirë për tretjen ju nevojiten:
6 filxhanë kafeje ujë
1 lugë çaji me kanellë pluhur
1 filxhan kafeje me tërshërë
Përgatitja:
Përpara se të bini për të fjetur, vendoseni tërshërën në një tas me ujë dhe mbajini në të për 7 orë.
Në mëngjes, kullojini dhe shpëlajini me ujë.
Shpëlarja ka si qëllim eliminimin e anti-ushqyesve dhe enzimave që çlirohen në ujë.
Më pas, tërshërën hidheni në një mikser, shtoni ujë dhe kanellë.
Përziejini mirë dhe më pas lëngun e trashë piheni.
Këtë kurë mund ta përdorni 1 herë në javë.
Vlerat e tërshërës për tretjen
Fibra tek tërshëra është e patretshme. Kjo fibër është si një fshesë e cila pastron të gjithë sistemin tretës dhe vë zorrët në lëvizje.
Lëvizshmëria e rregullt e zorrëve ndihmon në eliminimin e toksinave nga organizmi.
Nga ana tjetër, vitaminat dhe mineralet që ofron tërshëra, përthithen mjaft mirë nga sistemi tretës.
Një përthithje e tillë pengon rritjen e beftë të sheqerit në organizëm, gjë që ndodh zakonisht pas konsumit të një vakti.
Vlerat e kanellës për tretjen
Kanella është e para në listën e 26 erëzave më të pasura me antioksidantë.
Studimet kanë konfirmuar se kanella ndihmon kundër problemeve me tretjen, fryrjeve, urthit, të përzierave dhe kontraktimeve të stomakut.
Kanella ul nivelin e sekretimit të acidit gastrik në stomak duke e mbrojtur sistemin tretës nga inflamacioni dhe ulçera.
Sasia e sigurt e kanellës për shëndetin është deri në 6 gramë në ditë për 6 javë rresht.
Si në rastin e çdo ushqimi tjetër, edhe kura e tërshërës me kanellë duhet përdorur ngadalë për t’i dhënë kohë organizmit.
Fibra është sa e mirë por edhe e vështirë.
Nëse organizmi përballet krejt papritur me një sasi të lartë fibre, do të vuajë nga konstipacioni, diarreja, gazrat dhe dhimbje të barkut.