Një tjetër tërmet ka goditur brigjet e Greqisë ditën e sotme.
Lëkundjet sizmike u regjistrua pak minuta më parë në brigjet e Lakonisë dhe ishin mesatarisht të forta.
Autoritetet raportuan për një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ndodhi në mesditë të së “Mërkurës së Madhe”.
Epiqendra e tërmetit ndodhet 85 kilometra në jugperëndim të Vathia Laconia, sipas Institutit Gjeodinamik.
Thellësia fokale e tërmetit ishte dy kilometra. Nuk ka raportime për dëme dhe të lënduar deri tani, por paniku tek banorët ka qenë i madh.
Prej fillimit të muajit mars pothuajse çdo ditë vendi fqinj është goditur nga lëkundje sizmike që shkonin deri në forcën e 5,8 ballëve të shkallës Rihter, ku më i madhi ishte ai i Janinës më 8 mars.





