Pas humbjes zhgënjyese ndaj Vllaznisë, mesfushori i Teutës, Ergis Arifi, një ndeshje ku durrsakët dominuan, por nuk arritën të konkretizonin rastet. Teuta tashmë duhet të kthejë faqen dhe të fokusohet te sfidat e radhës, duke shpresuar që dominimi në lojë të shoqërohet edhe me golat që deri tani kanë munguar.

Ergis, si e përjetuat këtë humbje ndaj Vllaznisë?

Ishte një humbje që dhemb, sidomos për mënyrën si erdhi. Mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë në aspektin e lojës, kontrolluam topin dhe krijuam disa raste, por futbolli ndonjëherë të ndëshkon kur nuk shënon.

A mendon se rezultati nuk pasqyron atë që u pa në fushë?

Po, jam i bindur për këtë. Ne dominuam pjesën më të madhe të takimit, sidomos në mesfushë. Arritëm të dalim shpesh përpara portës kundërshtare, por na mungoi finalizimi. Në fund, rezultati është ai që mbetet dhe duhet ta pranojmë.

Çfarë mungoi konkretisht te Teuta në këtë sfidë?

Besoj se na mungoi qetësia në momentin e fundit. Në disa raste nxitoheshim për të goditur ose për të dhënë pasimin final. Këto janë detaje që bëjnë diferencën në këtë nivel.

Si ishte atmosfera në skuadër pas ndeshjes?

Natyrisht ka zhgënjim, sepse të gjithë e dimë që meritonim më shumë. Por kemi një grup të fortë dhe të bashkuar. Këto situata na motivojnë të punojmë edhe më shumë.

Çfarë duhet të përmirësojë Teuta në ndeshjet e ardhshme?

Duhet të jemi më konkretë përpara portës. Loja është aty, krijimi i rasteve gjithashtu, por duhet të shënojmë. Gjithashtu, duhet të ruajmë përqendrimin në çdo moment, sepse një episod mund të vendosë gjithçka.