Një ngjarje dramatike ka ndodhur në Selanik të Greqisë ditën e sotme, ku mediat fqinje publikuan pamjet tronditëse të hapjes së një grope, pranë të cilës bëheshin ndërtime, teksa përpiu makinat dhe shumë të tjera mbetën varur.
Ngjarja ndodhi pasi një mur mbajtës në kantierin e ndërtimit të stallave Papafis, në zonën e Toumbës, u shemb. Muri në anë të Rrugës Alonissos u shemb plotësisht, duke shkaktuar shembjen e sipërfaqes së rrugës. Makinat e parkuara në anë të rrugës janë “të varura nga një fije”, ndërsa njëra prej tyre ra në kantierin e ndërtimit.
Sipas informacioneve, fundosja e tokës u shkaktua nga çarja e një tubi uji gjatë punimeve për të instaluar fibra optike.
Policia ka kryer një arrestim në lidhje me incidentin që përfshin fundosjen e tokës në Toumba gjatë punimeve të instalimit të fibrave optike. Sipas asaj që është raportuar, bëhet fjalë për një burrë 28-vjeçar, i cili është përgjegjës për projektin e fibrave optike.





