Një zjarr ka rënë në një automjet tip “Benz” në Kukës. Flakët kanë prekur edhe dy automjete të tjera që ishin të parkuara aty pranë.
Policia bën me dije se ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr 5, dhe mjeti i përket shtetasit Rr. P.
Automjeti tip Benz është djegur plotësisht ndërsa dy të tjerat që ishin të parkuara janë prekur pjesërisht nga flakët.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur detajet.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit Rr. P., banues në Kukës.
Si pasojë është djegur plotësisht ky automjet dhe pjesërisht dy automjete të tjera të parkuara afër tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të djegies së automjeteve.





