Një sherr mes të rinjve ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin e Vlorës. Si pasojë e kësaj janë plagosur me thikë dy persona. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Lef Sallata dhe janë përfshirë rreth 10 të rinj. Dyshohet se konflkti ka nisur për motive të dobëta dhe ka përfunduar në përdorimin e armëve të ftohta.
Të lënduarit janë Sejdi Latifaj dhe Batjar Llanaj, të cilët kanë marrë plagë në kokë. Ata janë transportuar në spitalin e Vlorës, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore. Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë më shumë mbi shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.





