Një 55-vjeçar i ka dhënë fund jetës këtë mesditë, ngjarje e ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 55-vjeçari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur dhe kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila ndodhet në vendngjarje.

Sipas të dhënave, 55-vjeçari jetonte me dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja jetonte jashtë shtetit. Dyshohet se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor, ishte me depresion dhe ky ka qenë shkaku që dyshohet e ka çuar drejt ndërmarrjes së aktit të rëndë.

Ndërkohë vijojnë hetimet.