Kompania amerikane e teknologjisë planifikon të reduktojë rreth 10% të fuqisë punëtore dhe të mos plotësojë mijëra pozicione të hapura, raportoi BBC.
Shkurtimet lidhen drejtpërdrejt me zhvendosjen e fokusit dhe burimeve financiare drejt zhvillimit të IA-së, ku “Meta” parashikon të investojë rreth 135 miliardë dollarë këtë vit – një shumë e barabartë me shpenzimet totale për IA-në në tre vitet e fundit së bashku.
Zëdhënës të kompanisë konfirmuan planet për largime nga puna, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Drejtori ekzekutiv, Mark Zuckerberg paralajmëroi më herët se viti 2026 do të sillte ndryshime të mëdha, në mënyrën e punës për shkak të IA-së, duke theksuar se teknologjia po rrit ndjeshëm produktivitetin e punonjësve dhe po redukton nevojën për ekipe të mëdha.
“Meta” ka kryer tashmë disa seri më të vogla shkurtimesh këtë vit, dhe muajin tjetër pritet të ndër më të mëdhatë që nga viti 2023.
Që prej vitit 2022, kompania ka reduktuar dhjetëra mijëra vende pune, megjithëse kishte rifilluar punësimet gjatë vitit të kaluar.
Ndërkohë, edhe kompani të tjera të mëdha teknologjike po ndjekin të njëjtën tendencë.
“Amazon” ka shkurtuar mbi 30 000 vende pune, “Oracle” mbi 10 000, ndërsa “Microsoft” ka ofruar paketa largimi vullnetare për mijëra punonjës.
Shumica e këtyre vendimeve lidhen me rritjen e investimeve në inteligjencën artificiale dhe automatizimin e proceseve të punës.





