Bylisi ka tronditur Teutën në stadiumin “Adush Muçaj”. Ishte fitore e pastër 2 me 0 nga ekipi i Mirel Josës. Golat u realizuan në ekstreme, ndërsa vetëm dy goditje u regjistruan në portë nga vendësit. Fillimisht Emini në minutën e tretë dhe më pas Kamara në minutën e 95-të.

Teuta qan një gol të anuluar nga VAR në minutën e 61-të. Ishte Zhongo që dërgoi topin në rrjetë, por ndodhej dukshëm në pozicion jashtë loje.

Bylisi regjistron po aq pikë sa Tirana, duke qenë në zonën “play out”. Në anën tjetër, Teuta futet në vallen e mbijetesës. Ekipi i Dobit është vetëm 3 pikë larg Bylisit dhe Tiranës.