Ambasadorja e SHBA-së në Greqi, Kimberly Guilfoyle theksoi se marrëveshja e nënshkruar sot mes Shqipërisë, SHBA-së dhe Greqisë në fushën e energjisë do të forcojë sigurinë energjitike dhe kombëtare.

Nga Tirana, ajo e vlerësoi Shqipërinë si një partner të palëkundur të SHBA-ve dhe një faktor kyç ndërlidhës në Ballkanin Perëndimor.

“Çfarë nder që gjejmë këtu në Shqipëri, një partner i palëkundur i SHBA dhe vend me rëndësi të jashtëzakonshme strategjike për Ballkanin dhe Evropën krah mikut tonë Edi Rama.

Ka dy marrëveshje të rëndësishme që po nënshkruhen sot, marrëveshja 20 miliardë dollarëshe për gazin e lëngshëm natyror që tregon se Shqipëria po luan një rol në rritje si një ndërlidhës në BP. Forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe ndihma për të formësuar një të ardhme më të sigurt për Evropën Juglindore. Ky ndërveprim forcon sigurinë energjitike dhe kombëtare.

Memorandumi i mirëkuptimin për vënien në veprimtari të një qendre thelbësore energjitike, përfshirë një impiant gaz, dëshmon rëndësinë që qeveria shqiptare i kushton energjisë së qëndrueshme në të mirë të qytetarëve.”, tha ajo.