Ka përfunduar mbledhja e qeverisë ndërsa ministrat kanë komunikuar për mediat vendimet e marra
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, e pyetur në lidhje me pamjet që ka shqetësuar prindërit ku persona me shami janë paraqitur pranë shkollave në Tiranë. Ministrja ka theksuar se nuk ka nevojë për panik dhe se ministria është në komunikim të vazhdueshëm me policinë.
“Masat e sigurisë në të gjithë shkollat tona janë në garantim të sigurisë së fëmijëve dhe institucioneve arsimore. Jemi në bashkëpunim 100% me policinë, patrullat janë aty në mëngjes, kur mbaron mësimi dhe madje edhe në pushimin e madh.
Po rrisim numrin e oficerëve të sigurisë, persona kontakti me komunikim të rregullt me policinë për çdo sinjalizim”, tha ajo.





