Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, në Marikaj.

Pas përplasjes mjeti ka nisur të përfshihet nga flakët.

Forcat zjarrfikëse të MZSH Vorë po bëjnë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve dhe për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar, teksa evidentohet qartazi se dëmet materiale janë të shumta.