Një fitore plot mund ka arritur të marrë Tirana në Durrës përballë Teutës. Ndeshja ishte mjaft e luftuar dhe me plot raste që në start. Por goli do të vinte vonë, vetëm në minutën e 77-të. Një nga lojtarët më me eksperiencë të bardhebluve, Rimal Haxhiu, arriti të shënonte rrjetën vendimtare.
Triumf plot vlera për bardheblutë, që ruajnë pozitat e tyre në renditje për mbijetesën, teksa Teuta vendoset gjithashtu në vallen e rënies nga Kategoria Superiore. Durrsakët, Tirana, Vora dhe Bylisi kanë të njëjtin numër pikësh, 38 të tilla.Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i sezonit të rregullt lufta për mbijetesë është më e hapur se kurrë.





