Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Elbasan, ku një 56-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si Ura e Lizës. Viktima është gjetur pa shenja jete, ndërsa dyshohet se akti është kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.