Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Autoritetet po punojnë për kapjen e tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. T., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja S. H., se ai e ka përndjekur.”, thotë policia.