Një aksident është regjistruar te rruga “Mars 91” paralel me portin e Durrësit, ku një automjet ka marrë përpara një shtyllë ndriçimi dhe një pemë dekorative në trotuar, duke i shkulur nga vendi.

Nuk dihet saktësisht orari i regjistrimit të aksidentit, por policia konfirmon se ka ndodhur përgjatë orëve të fundit.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona në trotuar në momentin e përplasjes, pasi mund të kishte përfunduar me pasoja të rënda.